
Komuna njofton se situata pas reshjeve të shumta është menaxhuar me sukses dhe ambienti është i sigurt për nxënësit dhe stafin.
Komuna e Prishtinës njoftoi se nesër do të rifillojë procesi mësimor në të gjitha shkollat e kryeqytetit.
Sipas komunës, pas ndërhyrjeve dhe menaxhimit të situatës pas reshjeve të shumta, është siguruar një ambient i sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor. “Falë angazhimit të ekipeve në terren dhe masave të marra, është siguruar ambient i sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor. Urojmë nxënësve një rikthim të mbarë në shkollë”, thuhet në njoftim.
Kjo njoftim vjen pas reshjeve intensive që kishin shkaktuar shqetësime, duke ndikuar në zhvillimin normal të procesit mësimor në kryeqytet.



