Konjufca dënon sulmin në aeroportin e Riadit

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka dënuar sulmin ndaj Aeroportit Ndërkombëtar King Khalid në Riad.

12 persona janë vrarë dhe 309 të tjerë janë plagosur në këtë sulm të së shtunës.

Konjufca ka shprehur mbështetjen e Kosovës për popullin e Arabisë Saudite.

“Sulme të tilla ndaj aviacionit civil përbëjnë një kërcënim serioz për jetën e njerëzve dhe duhet të marrin fund. U shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjeve të viktimave dhe të lënduarve u uroj shërim të shpejtë. Shpreh solidaritetin tim me ministrin e Punëve të Jashtme, @FaisalbinFarhan, dhe ritheksoj mbështetjen e palëkundur të Republikës së Kosovës për popullin e Arabisë Saudite në këtë kohë të vështirë”, ka shkruar në “X” Konjufca.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.