
KQZ pritet të mblidhet nesër për të shqyrtuar mundësinë e rinumërimit total të votave në mbarë vendin.
Kosova pritet të shkojë drejt rinumërimit të plotë të votave në të gjitha komunat e vendit. Sipas raportimeve në disa media, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet të mbajë një mbledhje nesër, ku si pikë e rendit të ditës do të jetë diskutimi për rinumërimin total të votave.
Ndërkohë, sot është raportuar se janë shtuar kapacitetet në qendrat e numërimit, me qëllim të përgatitjes për rinumërimin e të gjitha votave në nivel vendi. Ky veprim shihet si përpjekje për të garantuar transparencë dhe besueshmëri në procesin zgjedhor.
Rinumërimi deri më tani është kërkuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), të cilat kanë shprehur dyshime lidhur me saktësinë e rezultateve. Vendimi përfundimtar pritet të merret pas mbledhjes së KQZ-së.



