KQZ vendos të rinumërohen 185 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka arritur që brenda 10 ditësh të përmbyllë procesin e numërimit të të gjitha fletëvotimeve që i takojnë zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 7 qershor.

Fletëvotimet e fundit që janë numëruar të mërkurën i takojnë votimit me postë jashtë Kosovës dhe të votimit me kusht si dhe të personave me nevoja të veçanta. Po në këtë ditë, me qëllim të verifikimit të saktësisë, KQZ ka vendosur që të rinumërojë 185 vendvotime, fletëvotimet e të cilave janë numëruar paraprakisht në Qendrat Komunale të Numërimit.

banner

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media ka thënë se nëse nuk do të ketë ankesa brenda 48 orëve për administrimin e numërimit nga dita e fundit, atëherë KQZ do të shpall këto rezultate.

Elezi ka treguar se gjatë ditës së mërkurë, KQZ ka mbajtur mbledhje elektronike, ku ka vendosur për të rinumëruar 185 vendvotimet e rregullta, fletëvotimet e të cilave janë numëruar paraprakisht në Qendra Komunale.

“Gjithashtu, sot gjatë ditës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për të rinumëruar fletëvotimet e 185 vendvotimeve të rregullta, të cilat paraprakisht janë numëruar në Qendrat Komunale të Numërimit. Ky numër përbën 7.41% të vendvotimeve nga gjithsej 2,498 vendvotime të rregullta në të cilat është zhvilluar votimi më 7 qershor 2026. Kjo masë kontrolli është marrë nga KQZ për të adresuar problemet e evidentuara në disa nga Qendrat Komunale të Numërimit gjatë numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar dhe ka për qëllim të sigurohet që numërimi është zhvilluar me saktësi”, tha Elezi.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.