
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë lëvizjen e parë në përpjekje për formimin e institucioneve të reja të Kosovës.
Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, ka konfirmuar se Kurti u ka dërguar sot ftesa zyrtare për takim kryetarëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

“Po, sot në mëngjes kryeministri Kurti u ka dërguar letër për takim tre kryetarëve të PDK, LDK dhe AAK”, ka deklaruar Manxhuka për Kanal 10.
Sipas televizionit, Kurti ka ftuar në takim Bedri Hamzën, Lumir Abdixhikun dhe Ardian Gjinin.
Përmbajtja e letrës nuk është bërë ende publike.



