Kurti dhe Abdixhiku takohen sot për vazhdimin e bisedimeve për formimin e institucioneve

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të takohen sot në përpjekjen e dytë për të arritur një marrëveshje për formimin e institucioneve të reja.

Takimi pritet të mbahet me fillim nga ora 18:00 dhe vjen në një kohë kur LDK-ja mbetet partia e vetme nga ish-opozita që ka lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me Vetëvendosjen.

banner

Një ditë më parë, Vetëvendosje u ka dërguar ftesa për takim edhe Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, por të dyja partitë e kanë refuzuar.

Në përgjigjen drejtuar Kurtit, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se partia e tij do të mbetet në opozitë dhe pret që Vetëvendosje të sigurojë shumicën parlamentare për krijimin e institucioneve.

Ndërkaq, kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka ritheksuar se partia e tij nuk do të jetë pjesë e qeverisë dhe nuk do të marrë pjesë në takim, por ka përsëritur se është e gatshme të kontribuojë nëse në programin qeverisës përfshihen gjashtë kushtet strategjike të paraqitura më herët.

Takimi i sotëm ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut pritet të tregojë nëse ekziston hapësirë për një marrëveshje politike që do t’i hapte rrugë formimit të institucioneve të reja të Kosovës.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.