
Albin Kurti, kryetar i VV-së dhe kryeministër në detyrë, ka reaguar pas fitores që VV-ja e arriti dje në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Kurti ka falënderuar qytetarët për përkrahje.
Tutje, ai ka shkruar se puna do të vazhdojë dhe siguria e begatia do të shtohen.
“Të dashur bashkatdhetarë që erdhët nga Evropa, Amerika e nga çdo cep i botës, ose që votuat me postë apo fizikisht pardje në ambasadat e konsullatat tona, u jemi mirënjohës përjetë për kontributin tuaj të pamatshëm për liri e shtet dhe komb, si dhe për përkrahjen vendimtare që e bëri fitoren në këto zgjedhje aq madhështore saqë historike.
Puna vazhdon, siguria e begatia do të shtohen. Na priftë e mbara!” – ka shkruar Kurti.



