Kurti i ashpër me Uran Ismailin: Puna më e mirë që e ka bërë është që e ka mbyll  “Bon Vivantin”, ku u vránë dy veta

Gjatë një tubimi në lagjen “Mati 1”, kryeministri Albin Kurti ka përmendur lokalin “Bon Vivant”, duke e përdorur si shembull në kritikën e tij ndaj kandidatit të PDK-së për Prishtinë, Uran Ismaili.

Kryeministri Albin Kurti ka përmendur lokalin e njohur “Bon Vivant” në Prishtinë gjatë një tubimi të mbajtur në lagjen “Mati 1”, ku sulmoi ashpër rivalët politikë të Vetëvendosjes në garën për kryetar të kryeqytetit.

Duke iu referuar kandidatit të PDK-së, Uran Ismaili, Kurti tha se “puna më e mirë që e ka bërë është që e ka mbyllë lokalin e tij, i cili ishte shndërruar në vend krimi.”

Për katër vite, herë ndaras e më shumë bashkë, ata gjë të mirë nuk i sollën qytetit. Në fakt, njeri nga ta, jo fort moti ia ka bërë një të mirë Prishtinës. Kjo ishte atëherë kur e mbylli lokalin e tij që ishte shndërruar në vend krimi. Lokali që e kishte emrin ‘Bon Vivant’. Bon Vivant d.m.th. ‘ai që rrnon mirë’, ai që ka jetës të mirë. Por, aty u vranë dy veta. Pra, ai që rrnon mirë, po dy veta që hynë të qeshur dolën të vdekur. Prandaj, puna më e mirë që e ka bë është që e ka mbyllë atë lokal,” tha Kurti para mbështetësve të tij.

Deklarata e Kurtit vjen në kohën kur Vetëvendosje po përballet me një garë të ashpër për kryeqytetin dhe sondazhet e fundit, që ende nuk janë bërë publike, nuk e favorizojnë kandidatin e saj, Hajrulla Çeku.

Back to top button