Kurti: Nëse s’ka marrëveshje me LDK-në, mund të shkojmë në zgjedhje të reja

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se ende nuk kanë arritur marrëveshje politike me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), pas takimit treorësh që pati sonte me kryetarin e kësaj partie, Lumir Abdixhiku. Kurti ka potencuar se ka vullnet e zell për të punuar bashkë këto dy parti, por kanë nevojë për një marrëveshje që e respekton rezultatin zgjedhor. 

“Sa i përket takimit me LDK-në, lajm do ishte po të kishim marrëveshje, marrëveshje politike nuk kemi. Diskutuam për qasje të ndryshme, mundësitë… kemi nevojë për marrëveshje politike që e respekton rezultatin zgjedhor, nuk e zëvendëson atë por e shndërron rezultatin dhe në kontribut për stabilitet institucional. Askush nuk i do zgjedhjet e reja, por nëse nuk do kemi marrëveshje, nëse nuk do kemi hapa përpara përkundër mosdëshirës për zgjedhje të reja fatkeqësisht do të mund të shkaktohen”, ka thënë Kurti.

banner

Kurti ka shtuar se VV-ja është e interesuar për bashkëpunim me LDK-në, ndërkohë që për çështjen e presidentit ka theksuar se duhet të jetë emër jopolitik. 

“Jemi të interesuar e gatshëm të bashkëpunojmë me LDK sepse vendi ynë ka nevojë për progres të përshpejtuar. Por pozita e presidentit qëndrimi ynë është që nuk do të duhej të ishte pjesë e pushtetit politik, por e përfaqësimit të Republikës. Të shohim çfarë sjell komunikimi i ardhshëm. Emri konkret duhej të ishte konsensual gjithëpërfshirës”.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.