
Albin Kurti, kryeminsitër në detyrë, ka shpërndarë fjalimin e mbajtur në mbledhjen komemorative në nderim të Nexhat Dacit, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Kurit ka pasur lavdërime të mëdha për Dacin, duke vlerësuar se do të jetë një zë më vete në historinë e Kosovës.
Sipas Kurtit, Daci ishte intelektual para se të bëhej politikan.
“Me përmasat e tij prej politikani dhe me profilin e tij prej shkencëtari, Profesor Nexhat Daci do të jetë një zë më vete, në faqet e historisë politike të shtetndërtimit të Kosovës dhe në historinë e arsimit dhe të shkencës në Kosovë. Nexhat Daci ishte shkencëtar para se të bëhej intelektual, ishte intelektual para se të bëhej politikan dhe ishte drejtues institucionesh shtetërore para se të bëhej kryetar partie politike” – ka shkruar Kurti.



