Kurti: Sa më shumë të analizohen ushqimet, aq më pak do të kemi nevojë për analiza të pacientëve

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka theksuar rëndësinë e sigurisë ushqimore, duke bërë thirrje për më shumë analiza dhe kontrolle të produkteve ushqimore që konsumojnë qytetarët.

Në një deklaratë të publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Kurti tha se mbrojtja e shëndetit publik fillon me garantimin e cilësisë së ushqimit.

banner

“Siguria ushqimore është jetike për shëndetin e qytetarëve. Që të bëjmë sa më pak, mundësisht aspak analiza pacientësh në spitale, është e nevojshme të kemi sa më shumë, gjithnjë e më shumë analiza të ushqimeve që na servohen”, ka deklaruar ai.

Kurti u shpreh se Qeveria do të vazhdojë të mbështesë standardizimin dhe certifikimin e produkteve, duke e lidhur cilësinë dhe ligjshmërinë me rritjen e eksporteve, zëvendësimin e importeve dhe konkurrueshmërinë në tregun evropian.

“Prandaj, do t’ju mbështesim për standardizim e certifikim. Cilësia dhe ligjshmëria janë hovi i ardhshëm i shtimit të eksporteve, i zëvendësimit të importeve dhe i konkurrueshmërisë evropiane. Suksesi i fermerëve, prodhuesve dhe sipërmarrësve tanë është edhe suksesi i Republikës së Kosovës”, ka thënë Kurti.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.