Kurti shkarkon zyrtarët e afërt me Duda Baljen pas mospërkrahjes së Qeveri: Hakmarrje

Largohen nga detyra zëvendësministri Ugllari dhe këshilltari Sulejmanoviç, reagimi i Baljes: “Hakmarrja ka vazhduar!”

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka liruar nga pozita zëvendësministrin në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglarin, ka njoftuar shkurt Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Ugllari është anëtar i SDU-së, partisë që udhëhiqet nga deputetja e komuniteteve, Duda Balje.

Ky vendim po interpretohet si një masa ndëshkuese ndaj figurave të afërta me Baljen, pasi ajo deklaroi publikisht se nuk do ta mbështesë Qeverinë Kurti 3. Përveç Ugllarit, nga detyra është larguar edhe këshilltari politik, Enesi Sulejmanoviç. Dokumentet e vendimit mbajnë datën 27 tetor.

Veprimi i Kurtit po shihet si “hakmarrje politike”, pas votës kundër të Baljes në seancën e së dielës, ku u rrëzua Qeveria e propozuar nga ai.

Pas zhvillimeve, ka reaguar edhe deputetja Balje, e cila shkroi shkurt në rrjetet sociale: “Hakmarrja nuk ka nisur, veç ka vazhduar!”

Back to top button