
Kryesia e Kuvendit ka caktuar seancë që do të mbahet me fillim prej orës 19:00.
Siç raporton KOHA, Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë pas mbledhjes se janë tri çështje që do të shqyrtohen në këtë seancë.
Fillimisht do të bëhet formimi i komisioneve parlamentare, dhe pas rritjes së numrit të ministrive pritet edhe rritja e numrit të komisioneve.
Pikë e dytë është çështja e projektbuxhetit 2026.
E në pikë të tretë do të jetë çështja e rezolutës së propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës për procesin në Gjykatën Speciale.



