
Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate, ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit politike.
Duke komentuar mandatimin e Glauk Konjufcës, nënkryetar i VV-së, për kryeministër të ri, Limaj ka vlerësuar se është joseriozre.
Tutje, ai ka theksuar se nuk votojnë “agjenda partiake e elektorale”.
Gjatë debatit, Limaj ka përsëritur një thënie të famshme të tij, shkruan Gazeta Politika.
“Këta tre muaj po e çojmë Glaukun që mos me i pasë dy palë zgjedhje? A ishte kështu? Që këtu fillon joserioziteti. Që këtu përfundon çdo gjë. Na ka treguar sot qartë. Ne nuk i votojmë, këto agjenda partiake, elektorale, s’kanë absolutisht asgjë në interes shtetëror, që dikush me pauzu, me shku me u kthy. Nuk bohet shteti kshtu, bre djem” – u shpreh Limaj.



