Limaj tregon çka i tha presidentes Osmani: Kurrë më lehtë nuk e ke pasur këtë punë, shpalli zgjedhjet

Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate, është lidhur përmes telefonit në emisionin “Pressing” të T7, ku ka folur në lidhje me takimin e sotëm të liderëve politikë me presidenten Vjosa Osmani.

Limaj ka tregu disa detaje nga ky takim, shkruan Gazeta Politika.

Duke folur për mbledhjen, Limaj tregoi se çfarë i ka thënë presidentes Osmani.

“Ne e pamë që nuk i ka votat, por edhe të dy partive të mëdha që nuk kanë shumicë dhe kërkojnë me shku direkt në zgjedhje. Nuk kanë mandatar, nuk kanë me ofru mandatar. Ne të gjithë e kemi marrë fjalën dhe kur më ka ardhur (fjala v.j.), i kam thënë “Presidente, kurrë më lehtë nuk e ke pasë këtë punë. Nuk ke nevojë me pritë këtë cështje. Tanimë i ke të deklaruar publikisht që nuk ka mundësi me pasë mandatar të dytë dhe s’ka përpjekje për me pasë mandatar të dytë nga shumica. Me dashtë këta njerëz sot munden me kriju një qeveri kalimtare…Shpalli zgjedhjet”” – ka deklaruar Limaj, transmeton Gazeta Politika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button