
Mërgim Lushtaku, deputet i PDK-së, i ka reaguar Dejona Mihalit, koordinatore e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje.
Lushtaku ka bërë një pretendim në lidhje me babain e Mihalit.
Tutje, Lushtaku ka shkruar se Mihali ka rol vendimmarrës.
“Paramendojeni… Dejona, e bija e Αλέξανδρος( Aleksandrit) të deklaruar si grek, sot ka rol vendimmarrës dhe i dikton përfaqësuesit e 42% të popullit tonë.
Turp i madh” – ka shkruar Lushtaku, transmeton Gazeta Politika.
Çka shkroi Mihali?
“Edhe Mërgimi i Samisë u paraqit. Tha nuk kemi votë as për x, as për y, as për z.
PDK nuk ka votë për të votuar.
Këta kanë vetëm votë me bë kandidatin e Lumirit, kryetar, kanë votë për të mos votuar kundër Simiqin e Listës Serbe” – shkroi disa orë më parë Mihali.



