
Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër në Maqedoninë e Veriut dhe kandidat për kryetar të komunës së Çairit, është pyetur nga Gazeta Politika lidhur me mbështetjen e Levicës ndaj BDI-së dhe kandidatëve të saj në komunat me shumicë shqiptare, duke tentuar të shpërndajnë votën anti-BDI.
Mexhiti tha se koalicioni mes BDI-së, Levicës dhe kryetares Danella Arsovska në Shkup funksionon që tre vite.
“Për opinionin në Kosovë dua ta informoj se në Maqedoni e dinë që koalicioni mes BDI-së dhe Levicës e kryetares Danella Arsovska në nivel të qytetit të Shkupit. Ështe udhëheqja me performancën më të dobët deri më tani. Pra në të gjitha dimensioned, edhe higjienë, edhe transportit publik, është udhëheqja më e keqe historikisht. Mirëpo funskionon që tre vite në nivel të qytetit të Shkupit. Kështu që nuk është sihariq, nuk është diçka risi bashkëpunimi mes BDI-së dhe Apasievit apo Levicës” – ka thënë Mexhiti, transmeton Gazeta Politika.
Ai shtoi se Levica, subjekt i ri ultranacionalist dhe pro-rus, po bashkëpunon vetëm me BDI-në, ndërsa asnjëra nga partitë maqedonase nuk bashkëpunojnë me të.
“Pra Levica është një subjekt i ri në Maqedoni që është ultranacionalist, i deklaruar anti-NATO, anti-Bashkimit Evropian, pro-rus. Të vetmën gjë që kanë bërë ishin për ta nderu varrin e Enver Hoxhës. Këtë e kanë si element d.m.th. një pikëtakim me korpusin shqiptar. Pra është më e keqja e Maqedonisë dhe pritojnë edhe partitë maqedone të bashkëpunojnë me Levicën ta kenë parter Levicën. Pra vetëm BDI-ja e bën. Deri më tani në kryeqendër, tanimë edhe në qytet shqiptare” – është shprehur Mexhiti.



