Mihali kritikon opozitën: E keqja e tyre ka zë dhe fytyrë – njihen veç për keq

Dejona Mihali, koordinatore e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, ka komentuar bojkotimin e seancës së orës 11:00 nga ana e partive opozitare, PDK, LDK, AAK dhe Nisma.

Mihali ka shkruar kritika të ashpra në drejtim të këtyre partive.

Sipas Mihalit, “e keqja e tyre ka zë dhe fytyrë”.

“Sa herë nuk i kanë dëgjuar kërkesat tona aq herë ka pësuar Kosova. Po edhe ata vet.

Ata nuk kanë në dorë më t’i bëjnë tjetër të keqe Kosovës, përveçse mos të votojnë Buxhetin e Prishtinës, Gjilanit, Buxhetin 3 mujor të RTK dhe Buxhetin e shtetit 2026.

E keqja e tyre ka zë dhe fytyrë. Si kur kanë qeverisur, si kur kanë qenë në opozitë njihen veç për keq” – ka shkruar Mihali, transmeton Gazeta Politika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button