
Analisti dhe gazetari Milaim Zeka ka thënë se deri para konferencës së Rambujesë ai kishte më shumë autoritet se ish-udhëheqësi i UÇK-së, Hashim Thaçi.
Sipas Zekës, gjatë luftës në Kosovë, çdo komandant ishte i pavarur në zonën e vet dhe nuk ekzistonte një autoritet i vetëm që i udhëhiqte të gjitha strukturat.
“Në luftë, gjithsecili ishte komandant në vete. Hashim Thaçi nuk ka pas kurrfarë autoriteti tek komandantët e zonave,” tha Zeka.
Deklarata e tij vë në pah mënyrën se si ishte e organizuar hierarkia brenda UÇK-së, duke sfiduar perceptimin e përgjithshëm për rolin komandues të Thaçit gjatë luftës.



