Mirlind Behluli: Analizat e AUV-së treguan se “Vita” përdori vaj palme, mediat që e mbronin humbën kredibilitetin 

Gazetari Mirlind Behluli ka reaguar pas publikimit të rezultateve të analizave të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) për produktet e qumështit, duke kritikuar mediat dhe analistët që, sipas tij, sulmuan institucionin gjatë procesit të kontrolleve.

Në një postim në rrjetet sociale, Behluli tha se, sipas AUV-së, Qumështorja “Vita” ka përdorur vaj palme në produktet e saj pa e deklaruar në etiketë.

banner

“Sipas Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Qumështorja Vita ka përdorur vaj palme dhe nuk e ka deklaruar në etiketë. Për ditë të tëra, disa media dhe analistë bënë propagandë kundër shtetit. E akuzonin shtetin vetëm pse mori mostrat në Vita”, ka shkruar Behluli.

Ai pretendon se kritikat ndaj AUV-së ishin të motivuara nga interesa komerciale.

“A e dini pse? Për shkak të marketingut. Kaq e keni kredibilitetin. Zero etikë!”, ka shtuar ai.

Behluli tha gjithashtu se ishte kritikuar edhe vetë për mbështetjen që i kishte dhënë AUV-së dhe për thirrjet që të priteshin rezultatet zyrtare të analizave.

“Madje, më shanin mua që e mbrojsha AUV-in”, ka shkruar ai.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.