Përmes një postimi në rrjetet sociale, Behluli iu referua konstatimit fillestar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), sipas të cilit kompania ka shkelur vendimin e Ministrisë së Bujqësisë që ndalon përdorimin e qumështit pluhur, vajit të palmës dhe hirrës.
“Qumështorja VITA e ka thy vendimin e Ministrisë së Bujqësisë për qumështin pluhur, vajin e palmës dhe hirrën. Kjo është gjetja fillestare e Agjencisë së Ushqimit”, ka shkruar ai.
Behluli theksoi se kompania ka të drejtën të ndjekë procedurat ligjore dhe të ankohet ndaj gjetjeve të AUV-së.
“Normalisht, edhe VITA ka të drejtë me u anku”, u shpreh ai.
Në fund, ai u bëri thirrje konsumatorëve që, deri në një vendim përfundimtar të shtetit, të mos konsumojnë produktet e kësaj kompanie.
“Për krejt juve që më ndiqni këtu, sugjerimi jem është i thjeshtë: shmangni ushqimet e VITA-s deri në një vendim përfundimtar të shtetit. Kjo është minimalja që mundeni me bo si konsumatorë”, shkroi Behluli.
Gazetari Mirlind Behluli u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin konsumimin e produkteve të qumështores “VITA” deri në përfundimin e procedurave institucionale dhe nxjerrjen e një vendimi përfundimtar nga autoritetet.