banner

Mustafa tregon sfidat politike në Jugosllavi: Më kundërshtonin pse isha djali i hoxhës

Muhamet Mustafa, një nga ekspertët më të njohur të ekonomisë në Kosovë, ka folur për periudhën e ish-Jugosllavisë, duke treguar sfiat politike në ish-sistemin jugosllav.

Në podcastin “Pikë”, që udhëhiqet nga shkrimtari dhe publicisti i njohur, Veton Surroi, Mustafa ka rrëfyer për një histori personale.

banner

Në shkrimin e botuar në mediumin “KOHA”, Mustafa ka treguar se njerëzve u pengonte që ishte djal i hoxhës.

Patën dalë disa nga Lidhja Socialiste dhe thonin: qysh djali i hoxhës me qenë udhëheqës? Por ajo u tejkalua”, ka thënë Mustafa, duke kujtuar se propozimi për emërimin e tij kishte ardhur nga paraardhësi Agim Zatriqi, ndërsa ishte përkrahur edhe nga figura të asaj kohe si Mahmut Bakalli dhe Xhavid Nimani, udhëheqës komunistë në ish-Jugosllavi.

Ndërsa për babanë e tij, hoxhë i shkolluar për dhjetë vjet në medrese, Mustafa u shpreh se ai kishte rënë në sy të pushtetit pas Luftës së Dytë Botërore për shkak të një fjalimi ku kishte denoncuar dhunën e brigadave malazeze ndaj shqiptarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button