
Artan Behrami, ish-deputet i PDK, ka kritikuar Qeverinë Kurti për ndarjen e 100 eurove.
Behrami ka vlerësuar se kjo është blerje klasike e votave.
Postimi i plotë:
Prokuroria duhet tani të zbarkojë në Qeverinë e Kosovës. Kjo është blerje klasike e votës, është ndikim i drejtpërdrejtë te votuesit. Sipas Kodit Penal të Kosovës:
“keqpërdorimi i varësisë ekonomike/profesionale ndikon te votuesi për të votuar në një mënyrë të caktuar ose të mos votojë, dënohet me 1 deri në 5 vjet burgim”.



