
Marshi i organizuar nga “Liria ka emër” ka nisur në Prishtinë.
Me moton “Drejtësi, jo politikë”, sheshi i Prishtinës është mbushur plot nga qytetarë të shumtë.
Në nisjen e marshit, janë dëgjuar këngë patriotike, vlavitur flamujtë e Kosovës dhe Shqipërisë dhe janë ngritur shumë parulla në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Në protestë ka pasur shumë figura publike, përfshirë politikanë, artistë e njerëz të ish-UÇK-së.



