
Kryeministri në detyrë njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sot nga ora 18:00 po zhvillon takimin e dytë me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në përpjekje për të gjetur marrëveshje për formimin e institucioneve. Në takimin e parë, të dy u shprehën optimistë për vazhdimin e bisedimeve. Megjithatë, negociatat u pezulluan për shkak të Kuvendit të LDK-së, të cilit i mbijetoi Abdixhiku. Të gjitha lajmet para, gjatë dhe pas takimit mund t’i gjeni në këtë link.
Në takim te Kurti, bashkë me Abdixhikun ka shkuar edhe Vjosa Osmani e cila në zgjedhjet e fundit ishte numër një në listë të LDK-së.

Gjithashtu në takim ka shkuar edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.



