
Ka përfunduar sërish pa marrëveshje takimi mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Kurti e Abdixhiku janë takuar pas mbledhjes që pati Grupi Parlamentar i LDK-së.

“Nuk kemi lajme, përderisa s’kemi marrëveshje. Po, kur ta realizojmë marrëveshjen, do të mund t’ju njoftojmë”, tha Kurti pas takimit.
Ky është takimi i dytë i Kurtit e Abdixhikut brenda dy ditëve.
Edhe takimi treorësh i të martës nuk u finalizua me marrëveshje partiake për formim të institucioneve.



