Operacion i madh policor në Stamboll, nën arrèstohen këngëtarë e aktorë të njohur turq

Xhandarmëria turke zhvilloi një aksion të gjerë në kuadër të hetimeve për përdorim të substancave narkotike, ku ndër personat e përfshirë janë emra të njohur të skenës turke.

Në një operacion të gjerë kundër drogës, i kryer nga ekipet e xhandarmërisë në Stamboll, janë arrestuar dhe shoqëruar për deklarime disa këngëtarë dhe aktorë të njohur turq, raporton Reporteri.net.

Operacioni u zhvillua në kuadër të hetimeve të nisura nga Zyra e Prokurorisë së Stambollit për Krime të Kontrabandës, Narkotikëve dhe Krimeve Ekonomike, me qëllim verifikimin e përdorimit të lëndëve narkotike apo substancave stimuluese nga disa persona publikë.

Sipas mediave turke, 19 persona janë dërguar në Komandën e Xhandarmërisë së Provincës, ku do të japin deklaratat dhe do t’u merren mostrat e gjakut për analiza. Autoritetet kanë sqaruar se nuk është dhënë asnjë urdhër ndalimi për personat e përfshirë dhe se ata do të lirohen pas përfundimit të procedurave.

Ndër personat e njohur që janë përfshirë në hetim përfshihen: Birce Akalay, Berrak Tüzünataç, Ceren Moray Orcan, Demet Evgar Babataş, Deren Talu, Derin Talu, Dilan Polat, Duygu Özaslan Mutaf, Engin Polat, Feyza Altun, Hadise Açıkgöz, İrem Derici, Kaan Yıldırım, Kubilay Aka, Metin Akdülger, Özge Özpirinçci, Zeynep Meriç Aral Keskin dhe Ziynet Sali.

Hetimet pritet të vazhdojnë në ditët në vijim, ndërsa ngjarja ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik turk, duke përfshirë edhe fansat e emrave të njohur të skenës artistike.

Back to top button