Osmani njofton: Siria njeh Kosovën

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se Siria ka njohur shtetin e Kosovës.

“Siria njeh Kosovën! 🇽🇰🇸🇾

Me mbështetjen e Lartësisë së tij Mbretërore, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud, sot ne Riad arritëm marrëveshjen nëpërmjet së cilës Republika Arabe e Sirisë njeh Republikën e Kosovës. Falënderoj Presidentin Al Sharaa për vendimin për njohje të Kosovës si dhe për mbështetjen e tij për popullin tonë” – ka shkruar ajo.

Osmani ka falënderuar princin e Kurorës së Mbretërisë së Arabisë Saudite, Muhamed bin Selman, për këtë njohje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button