
Augustin Palokaj, korrespodent i grupit KOHA në Bruksel, ka shkruar një opinionin në lidhje me Miroslav Lajçakun, ish-lehtësuesin e BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Në shkrimin e tij, Palokaj ka vlerësuar se Lajçak ishte i anshëm gjatë kohës sa udhëhoqi lehtësimin e dialogut.
“Dhe në punën e tij pesëvjeçare Lajçaku dëshmoi se nuk është i paanshëm. Në raportimet e tij para vendeve anëtare kryesisht fajësonte Kosovën për mungesë të progresit, shefin e tij Borrell, e përgatiste të thotë të njëjtën gjë dhe Serbia publikisht i falënderonte ata se tashmë nuk po fajësojnë të dyja palët, por “faktorin e vërtetë e ai është Prishtina”” – ka shkruar Palokaj për KOHA-n.



