
Paris Guri, deputet i zgjedhur i LDK-së, ka komentuar zhvillimet politike, një ditë pas Kuvendit të LDK-së, ku Lumir Abidxhiku u rikonfirmua si kryetar.
Guri ka folur edhe për figurën e Përparim Ramës, kryetar i Prishtinës.

Në T7, Guri theksoi se Rama është bërë kryetar i Prishtinës me ndihmën e LDK-së.
“Sa i përket Përparim Ramës, Përparim Rama është kryetar i kryeqytetit. Kryetar të kryeqytetit e ka kandidu pikërisht zotëri Lumir Abdixhiku, kur në atë kohë Përparim Rama ka qenë dorën në zemër i panjohur në Prishtinë. Me ndihmën e LDK-së është zgjedh kryetar i kryeqytetit.” – ka thënë Guri.



