Përfundon rinumërimi i votave në krejt Kosovën

Ka përfunduar rinumërimi i të gjithave votave të 28 dhjetorit, proces që kishte nisur nga 13 janari pas dyshimeve për manipulime me votat e kandidatëve për deputetë.

Në uebfaqen ku Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) përditëson rezultatet, shihet se janë numëruar të gjitha 2557 vendvotimet.

banner

KQZ-ja ka ftuar mbledhje për nesër (e shtunë) për të shpallur rezultatet përfundimtare, megjithëse Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka thënë se kjo është e paligjshme.

Rinumërimi nuk ka sjellë ndryshime në ulëset e deputetëve për partitë. Por ka ndryshuar numrin e votave të kandidatëve për deputetë, shkruan KOHA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.