
Dejona Mihali, koordinatore e Komiteteve në VV, i është kundërpërgjigjur Përparim Ramës, kryetar i Prishtinës.
Në shkrimin e saj, Mihali ka pasur disa akuza.
Postimi i plotë:
Përpamiu i SaMiut ka shkruar një letër. Tamam si me mendt e dorën e Driton gorillës, kushëririt bandito-shofer.
E, sonte i duhej postimi si sebep. Se ashtu ia diktojnë kllounit.
Qëllimi: edhe një goditje të re LDK-së. Bash në kohën kur Kryetari i LDK-së po fliste për të, në intervistë publike në TV.
Sa për mbrojtje, LDK i ka njerëzit e vet. E ata po duket që më shumë duhet të mbrojnë shpinën nga ty, se nga kushdo tjetër. Por ata e dinë vet çka bëjnë.
Çka shohim ne është që ti i ke rras punët e Prishtinës nën thundrrën e krimit të organizuar që jo rrallë ka emra të PDK-së të ngatërruar në të edhe pse ke garuar me logon e LDK-së.
Duke mos qeverisur me letra e me rregull nuk di as kujt i dërgohen dokumentet.
Letra i dërgohen atyre që do e uron. Ti je tradhtar kronik. Nuk e njeh as dashurinë, as mirësinë, as besnikërinë. Prandaj nuk të ka hije letra me postë.
Ndërsa kontestet dërgohen në gjykatë.
E, paraprakisht kryhen disa procedura që të plotësohen kushtet ligjore. Po do me dit ti për kësi rregullash. Ti klloun je.
Ama nën duhmën e thartirës që jep alkoli pas narkotikut të duket vetja si lojtar i madh.
Ky është efekti i PDK-së. Ta shtron “tavolinën” e të duket si pistë aeroplani. Veç kur ta shohësh veten më pas si nën rrota.
Nuk të mbron dot në atë pikë as Bujar Musa as Rasim Merlaku e as emrat e tjerë që po i ushqen sot me paratë e keqpërdorura.
Çka shkroi Rama?
”Dejona Mihajli e paska refuzu pranimin e padisë. Pse? A nuk i njeh institucionet e Republikës së Kosovës? A nuk i njeh ligjet dhe të drejtat që i garanton shteti ynë?
A nuk beson n’demokraci?
Apo ka qenë e zanun duke e mbrojtë LDK-në?
Ditën që Dejona Aleksander Mihajli del në mbrojtje të LDK-së, LDK-ja duhet me e kqyrë veten seriozisht në pasqyrë”.



