Përparim Rama emëron Nënkryetare të Prishtinës Besianë Musmuratin e PDK-së

LDK mohon marrëveshje në nivel qendror, por bashkëpunimi me PDK-në zyrtarizohet në kryeqytet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar emërimin e Besianë Musmurati si nënkryetare të kryeqytetit, duke konfirmuar nisjen e një bashkëpunimi të ri politik me Partia Demokratike e Kosovës.

banner

Ky zhvillim vjen vetëm pak minuta pasi Lidhja Demokratike e Kosovës, e drejtuar nga Lumir Abdixhiku, mohoi ekzistimin e një koalicioni për qeverisje në Prishtinë.

Megjithatë, nga ana tjetër, Uran Ismajli kishte njoftuar se tashmë ekziston një marrëveshje për bashkëqeverisje me Ramën në kryeqytet.

Në njoftimin e tij, Rama theksoi se bashkëpunimi me PDK-në synon zhvillimin e Prishtinës dhe realizimin e projekteve strategjike në interes të qytetarëve.

“Po fillojmë një bashkëpunim të ri politik në Kryeqytet edhe me Partinë Demokratike të Kosovës me qëllim zhvillimin e Prishtinës… Zotohemi për qeverisje që tejkalon interesat partiake”, thuhet në njoftim.

Ai shtoi se Musmurati sjell përvojë të gjerë institucionale dhe ndërkombëtare, përfshirë angazhimin në diplomaci dhe politika publike, si dhe kontributin e saj në fushën e arsimit në kryeqytet.

Emërimi i saj pritet të thellojë bashkëpunimin ndërmjet dy subjekteve në nivel lokal, pavarësisht qëndrimeve të ndryshme në nivel qendror.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.