
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Qendrat e Mjekësisë Familjare tash e tutje do të punojnë me orar 12 dhe 24-orësh.
Rama ka theksuar se kjo është hera e parë që ndodh në kryeqytet, duke shtuar se shëndeti nuk ka orar. Lajmin e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook.
“Për herën e parë në Prishtinë, jo orare 8-orëshe por 12 dhe 24 orë në shërbim të qytetarëve për 365 ditë të vitit, sepse shëndeti nuk ka orar. Prishtina përtej orarit 8 deri në 4,” ka thënë Rama.



