Përplasje me policinë jashtë Kuvendit, shoqërohen në komisariat disa persona, mes tyre Dritan Goxhaj

Dritan Goxhaj dhe dy protestues të tjerë janë shoqëruar nga policia pas përplasjeve që ndodhën pranë ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë, raporton Top Channel.

Sipas raportimit, një grup protestuesish tentuan të bllokonin hyrjet e Kuvendit dhe goditën me vezë disa deputetë që po largoheshin pas përfundimit të seancës plenare.

banner

Situata u tensionua kur policia ndërhyri për të liruar rrugën para Kuvendit, me qëllim që të mundësonte daljen e automjeteve të zyrtarëve të pranishëm në seancë.

Për shkak të përshkallëzimit të situatës, në mbështetje të policisë u angazhuan edhe forcat e FNSH-së, të pajisura me skafandra dhe shkopinj gome.

Si pasojë e ndërhyrjes, Dritan Goxhaj dhe dy protestues të tjerë u shoqëruan në polici.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.