
Situata ka eskaluar në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, ku deputetët e Partisë Demokratike janë përplasur me deputetët e Partisë Socialiste dhe me kryeministrin Edi Rama.
Gjatë tensioneve në sallë, deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, hodhi ujë në drejtim të kryeministrit Rama.

Pas incidentit, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, kërkoi largimin e Bardhit nga salla, duke e cilësuar veprimin e tij të papranueshëm.
Ndërkohë, deputetët e opozitës vijuan të mbajnë të bllokuar foltoren e Kuvendit, ndërsa mazhoranca socialiste vazhdoi procedurat duke kaluar drejtpërdrejt në votimin e pikave të rendit të ditës.



