Pjesëtarët e FSK-së dhe ushtarakët amerikanë vrapojnë bashkë për 250-vjetorin e SHBA-së

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka shënuar 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes një aktiviteti simbolik të organizuar së bashku me partnerët amerikanë.

Në kuadër të aktiviteteve për këtë përvjetor, pjesëtarët e Operacioneve Speciale të FSK-së dhe ushtarakët amerikanë realizuan “Vrapin e Rreshter Majorit” në Parkun e Gërmisë.

banner

Aktiviteti u zhvillua nën moton “Run Together, Stronger Together”, duke simbolizuar partneritetin e fuqishëm, besimin e ndërsjellë dhe vlerat e përbashkëta që lidhin FSK-në me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas njoftimit të FSK-së, ky aktivitet pasqyron përkushtimin për forcimin e bashkëpunimit me SHBA-në dhe avancimin e kapaciteteve operacionale të forcës.

“FSK mbetet e përkushtuar në zhvillimin e kapaciteteve operacionale, avancimin dhe ngritjen e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në të gjitha fushat e zhvillimit”, thuhet në njoftim.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.