
Gazetari gjerman Michael Martens ka reaguar në rrjetin social “X” pas paralajmërimeve të Presidencës së Kosovës për padi në lidhje me raportimet dhe shkrimet e fundit të tij.
Martens ka shkruar se gjatë karrierës së tij shumëvjeçare ka trajtuar çështje dhe figura shumë më të ndjeshme, pa u përballur ndonjëherë me padi.
“Jam në gazetari prej 30 vitesh. Kam jetuar dhe punuar në vende të vështira si Rusia, Afganistani apo Turqia, duke shkruar për oligarkë rusë, kriminelë lufte serbë, kontrabandistë malazezë të cigareve, rebelë kurdë dhe krerë lufte në Afganistan – pa u paditur kurrë. Por tani…”, ka shkruar Martens.



