
Kreu i shtetit falënderoi ish-presidentin amerikan për interesimin ndaj Kosovës dhe rajonit, duke theksuar aleancën e pathyeshme me SHBA-të.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar për një takim të zhvilluar me presidentin amerikan Donald Trump, të cilin e ka cilësuar si “shumë përmbajtësor”.
“Në fillim ishte planifikuar si protokollar, por u shndërrua në një bisedë të gjatë dhe shumë përmbajtësore,” ka shkruar Osmani.
Ajo i shprehu falënderim Trumpit për “interesimin e veçantë” që tregoi ndaj rolit të pazëvendësueshëm të Amerikës në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit, si dhe për “angazhimin e tij të palodhshëm për paqe”.
Osmani ritheksoi se miqësia dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara mbetet “boshti i pathyeshëm” për Kosovën.
“Kosova do të jetë gjithmonë në anën e demokracisë, lirisë dhe partneritetit me SHBA-të, sepse pikërisht aty rreh zemra e lirisë sonë,” u shpreh presidentja.



