Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës nis hetime për kërcënimet ndaj Vjosa Osmani

Rasti lidhet me veprën penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka iniciuar rast penal në lidhje me kërcënimet ndaj Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.

banner

Sipas njoftimit, rasti është iniciuar në drejtim të veprës penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”, nga neni 121, në lidhje me nenin 119 paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në këtë rast, Prokuroria Speciale ka autorizuar Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Sipas prokurorisë, këto veprime synojnë hetimin e plotë të rastit dhe garantimin e sigurisë së rendit juridik të Republikës së Kosovës, si dhe mbrojtjen e zyrtarëve dhe qytetarëve të saj.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.