
Molliqaj fton qytetarët në Sheshin “Zahir Pajaziti” për të siguruar certifikimin për 7 qershor.
Kreu i Partia Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka bërë thirrje për mobilizim qytetar për pjesëmarrjen e subjektit të tij në zgjedhjet e 7 qershorit.
Përmes një video-mesazhi publik, Molliqaj ka theksuar se PSD-ja ka përpara një periudhë intensive angazhimi, ku një nga kushtet kryesore është sigurimi i rreth 1 mijë nënshkrimeve nga qytetarët me të drejtë vote për certifikim në zgjedhje.
“Deri më 7 qershor kemi shumë punë bashkë me bë për këtë synim dhe këtë qëllim. Një prej tyre është certifikimi për zgjedhjet e 7 qershorit”, ka deklaruar ai.
Ai ka ftuar qytetarët që mbështesin PSD-në të marrin pjesë në aktivitetin që do të mbahet në Sheshi Zahir Pajaziti, duke filluar nga ora 11:00, ku do të bëhet grumbullimi i nënshkrimeve.
Molliqaj e ka cilësuar këtë proces si të rëndësishëm për “fuqizimin e rrugëtimit të përbashkët”, duke i bërë thirrje mbështetësve të bashkohen për të kontribuar në përmbushjen e këtij objektivi.



