
Veton Surroi, shkrimtar dhe publicist i njohur, ka shkruar një opinion në të cilin ka komentuar qëndrimet e ligjësuara të ShBA-së karshi Ballkanit Perëndimor.
Sipas Surroit, NDAA 2026 nuk ka mundur të publikohej në një kohë më të mirë.
Në shkrimin e botuara në KOHA, Surroi vlerëson se ky është një moment i mundësisë për të thelluar marrëdhëniet mes Kosovës dhe ShBA-së.
““Ligji i demokracisë dhe prosperitetit të Ballkanit Perëndimor” brenda NDAA 2026 është akt i paprecedentë për Ballkanin Perëndimor duke hapur një shans të jashtëzakonshëm për politikë proaktive të Qeverisë së ardhshme të Kosovës” – ka shkruar Surroi, ndër të tjera.



