“Qeveria e Kosovës është me ju”: Albin Kurti përshëndet tubimin e VLEN-it përmes Hysen Durmishit

Kryeministri në detyrë i Kosovës dërgon përshëndetjen e tij në tubim të Lëvizjes VLEN në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë një tubimi të Lëvizjes VLEN në Maqedoninë e Veriut, Hysen Durmishi mbajti një fjalim në emër të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, i cili ndodhej në vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Durmishi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit politik dhe pjesëmarrjes së shqiptarëve në zgjedhjet lokale.

Kam nderin që këtë tubim ta përshëndes në emër të kryeministrit të Kosovës, z. Albin Kurti. Ky tetor, shqiptarët në të dy anët e kufirit marrin pjesë në zgjedhje vendimtare lokale. VLEN është forca juaj dhe duhet të bashkoheni për të fituar së bashku”, tha ai.

Ai gjithashtu shtoi se Qeveria e Kosovës dhe Vetëvendosja mbështesin përpjekjet politike dhe bashkëpunimin me VLEN-in në Maqedoninë e Veriut. Durmishi përmendi se Kurti nuk mund të ishte fizikisht i pranishëm për shkak të vizitës në SHBA, por i përcolli përshëndetjet e tij pjesëmarrësve.

Back to top button