Rama alarmon për Ligjin për Buxhetin: Do ta dërgojmë në Kushtetuese, nëse nuk përfshihet edhe i Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mbajtur një konferencë për media, ku ka vlerësuar se mospërfshirja e buxhetit të Prishtinës në Projektligjin për Ndarjet Buxhetore të Republikës së Kosovës është cenim i rendit kushtetues.

Rama ka theksuar se kjo përbën cenim të rendit kushtetues.

banner

“Çdo ndërhyrje apo përjashtim arbitrar është shkelje flagrante e autonomisë lokale dhe e ligjeve për financat publike. Pasojat nuk janë teorike. Ato janë reale dhe të menjëhershme: bllokohen shërbimet publike për qytetarët, ndalen projektet kapitale,  paralizohet funksionimi institucional i Kryeqytetit”, ka thënë ai.

Rama ka paralajmëruar se në ky projektligj miratohet, “atëherë ky ligj do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, si dhe do kërkohet përgjegjësi nga secili autoritet i nivelit qendror i cili duke keqpërdorur detyrën dhe autorizimet ligjore synon ta sabotojë  kryeqytetin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.