
Burim Ramadani, deputet i Aleancës, ka thënë se është i habitur se përse ende deputetët e Vetëvendosjes nuk janë paraqitur në seancën e ftuar për në orën 11:00, pavarësisht se ajo është ftuar pas afatit kushtetues për konstituimin.
“Erdha ta inspektoj a ka a s’ka seancë. U bë 11:40 gati dhe nuk ka ende asnjë deputet të pushtetit që ka ardhur në seancë. S’e kuptoj këtë joseriozitet, derisa Kosova ka humbur shumë kohë këta po e vazhdojnë humbjen e kohës. Ne e thirrëm një seancë mbrëmë, nuk erdhën. Thirrin vetë seancë, tash po bëhet një orë… e nafta ka shkuar 1.8 e secila situatë më tutje vetëm po e rëndon jetën e secilit njeri në Kosovë. Joseriozitet i madh. Nuk e di a iu ka dalë malli i keq këto ditët e fundit apo jo”, ka thënë ai teksa nuk është përgjigjur kur është pyetur se për çka e ka fjalën me “mallin”. “Jemi në situatë total absurde. Jo vetëm në aspektin legal dhe paqartësi kushtetuese që për bindjen tonë ka përfunduar afati”, ka thënë tutje ai, shkruan KOHA.




