Ramush Haradinaj: Albin Kurti, Albulena Haxhiu e të tjerë e dogjën qëllimshëm afatin kushtetues

Ramush Haradinaj, deputet i AAK-së, ka folur për situatën politike në Kosovë, pasi nuk u konstitua Kuvendi i Kosovës.

Haradinaj ka fajësuar Albin Kurtin, kryeministër në detyrë i Kosovës, për djegien e afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit.

banner

“Ajo që është më e keqja është se Kurti, Albulena e të tjerët, qëllimshëm ia kanë djegur Kosovës afatin kushtetues për t’i zgjedhur institucionet. Si do të dalim nga kjo, do të marrim me kujdes… Të shohim si mund ta nxjerrim vendin nga situata e re e krijuar, për nxjerrjen e institucioneve. Kemi hyrë në situatë të rrezikshme… Kjo që ka ndodhur ka pasoja kushtetuese. Veprimet e ardhshme duhet të ndihmojnë në ruajtjen e kushtetutshmërisë”, ka thënë Haradinaj, para hyrjes në Kuvend, transmeton KOHA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.