Rubin: Në fillim UÇK-në e përshkruanim si organizatë terroriste, kjo ndryshoi kur u pajtuan me Marrëveshjen e Rambujesë

James Rubin po vazhdon dëshminë e tij në Hagë, ku ka folur për qëndrimin e Shteteve të Bashkuara ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitet e para të veprimtarisë së saj.

Ai ka thënë se në fillim UÇK-ja shihej si organizatë terroriste.

banner

“Periudha 1996-97-98, personi që ishte ambasadori Gelbard ishte përgjegjës. U takua me njerëz të UÇK-së, në kohën kur ne i përshkruanim si persona që bënin aktivitete terroriste. Ndoshta ne shkelëm dëshirën tonë që të ishim në anën e engjuve gjithmonë, ne fillimisht e përshkruanim si organizatë me aktivitete terroriste, dhe ne sigurisht me gjithë dëshirën që kishim të ishim në anën e engjëjve, nuk donim të mbështesnim njerëz që zhvillonin aktivitete terroriste. Ky qëndrim ndryshoi sidomos pasi UÇK-së u pajtua me marrëveshjen e Rambujesë”, tha Rubin në Hagë, raporton Nacionale.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.