Rutte: Të gjithë jemi në rrezik, raketat ruse mund të godasin Romën, Amsterdamin e Londrën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s paralajmëron për rrezikun e raketave hipersonike ruse dhe kërkon më shumë mbështetje për Ukrainën.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar sot për rrezikun e madh që paraqesin raketat më të avancuara ruse, të cilat, sipas tij, mund të godasin qytete evropiane si Roma, Amsterdami apo Londra me shpejtësi pesë herë më të madhe se ajo e zërit.

banner

“Ne të gjithë jemi në rrezik, e kjo do të thotë se jemi të gjithë në krahun lindor”, tha Rutte për “Tg1”, duke e cilësuar presidentin rus Vladimir Putin si “kundërshtarin kryesor dhe kërcënimin më të madh afatgjatë”.

Rutte i bëri këto deklarata gjatë takimit të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Kopenhagë, ku mori pjesë në seancën plenare dhe diskutimet mbi sigurinë me liderët evropianë dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Ai përmendi gjithashtu rreziqet nga Kina, Koreja e Veriut dhe Irani, duke theksuar nevojën për të mbrojtur rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla.

Kreu i NATO-s bëri thirrje për rritje të prodhimit të mbrojtjes dhe mbështetje më të madhe për Ukrainën, duke paralajmëruar për pasojat e përshkallëzimit dhe agresionit rus. Gjatë qëndrimit në EPC, ai zhvilloi takime dypalëshe edhe me presidenten e Moldavisë, Maia Sandu, si dhe me presidentin e Ukrainës, Zelensky.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.