
Senatori ikononik amerikan, Bernie Sanders, ka ngritur alarmin për krizën e strehimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se qasja në banesa të përballueshme është bërë gjithnjë e më e vështirë për qytetarët e zakonshëm.
Në një reagim të publikuar në Facebook, Sanders thekson se në vitin 1991 mosha mesatare e blerësit të parë të një shtëpie ishte 28 vjeç, ndërsa sot kjo moshë ka shkuar në 40 vjeç.
Sipas tij, kjo është një tregues i qartë i përkeqësimit të kushteve ekonomike dhe rritjes së kostos së jetesës.
“Ne kemi një krizë MADHORE të strehimit. Strehimi i denjë është një e drejtë njerëzore,” shkruan Sanders, duke kritikuar politikat që, sipas tij, favorizojnë miliarderët përmes lehtësimeve fiskale.




