
Daniel Serwer, profesori veteran amerikan, ka folur në lidhje me marrëdhëniet mes Kosovës dhe ShBA-së.
Ai ka vlerësuar se raportet në mes dy popujve janë jashtëzakonisht të mira.
Në fjalën e tij në Kanal 10, Serwer dha disa këshilla, duke theksuar se Amerika e tanishme nuk është e njëjta me Amerikën që intervenoi në Kosovë.
“Mendoj që marrëdhëniet në mes të popullit të ShBA-dhe Kosovës janë jashtëzakonisht të mira. Dhe sinqerisht nuk komentoj shumë për marrëdhëniet mes qeverive. Por një gjë që duhet ta kuptoni është qeveria e ShBA-së sot nuk është e njëjta si qeveritë që i keni parë në të kaluarën. Nuk është ngjashëm me qeveritë që kanë ndërhyrë këtu më 1999. Dhe rrethanat po ashtu janë ndryshe…Është jashtëzakonisht e rëndësishme të kuptohet që është një Amerikë e re” – tha Serwer.



